Dhjetëra gra e fëmijë kthehen nga Siria në Kosovë Foto: Koha

Detaje të reja nga kthimi i grave e fëmijëve nga Siria në Kosovë

20 April 2019 01:34
09:12

Të premten rreth mesnate një aeroplan nga Stambolli ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri, raporton KTV.

Pas orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shkuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili ka konfirmuar zhvillimin e operacionit. Ai ka refuzuar të japë detaje, pasi që ka thënë se për këtë do të organizojë konferencë shtypi, të shtunën gjatë ditës.

KTV-ja merr vesh se të tjerë shtetas kosovarë do të kthehen në ditët në vijim.

  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha

Në ora 3 te orëve të para të së shtunës, familjarët e shtetasve kosovarë pjesëmarrës në ISIS, janë sjellë në Qendrën e Azil kërkuesve në Vranidoll. Ata janë sjellë me dy autobusë, me përcjellje të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

01:34

Dhjetëra gra e fëmijë kthehen nga Siria në Kosovë

Të premten rreth mesnate një aeroplan ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri. 

Pas orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shkuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili ka konfirmuar zhvillimin e operacionit. 

“Operacioni ka përfunduar me sukses”, ka thënë minsitri Tahiri duke refuzuar të japë detaje, pasi që ka thënë se për këtë do të organizojë konferencë shtypi, të shtunën gjatë ditës. 

KTV-ja merr vesh se të tjerë shtetas kosovarë do të kthehen në ditët në vijim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Toni24/04/2019 14:35

SI kisha leje më me u kthye. Kanë kërkua Siri le të rrin atje. Veç sherrin kemi me ja pa këtyre xhihadistve.

Shto koment

Të ngjashme