Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dhjetëra gra e fëmijë kthehen nga Siria në Kosovë

Foto: Koha

Të premten rreth mesnate një aeroplan ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri. 

Pas orës 01:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shkuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili ka konfirmuar zhvillimin e operacionit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Operacioni ka përfunduar me sukses”, ka thënë minsitri Tahiri duke refuzuar të japë detaje, pasi që ka thënë se për këtë do të organizojë konferencë shtypi, të shtunën gjatë ditës. 

KTV-ja merr vesh se të tjerë shtetas kosovarë do të kthehen në ditët në vijim.