Arbëri

Deputeti serb: Kyle Scott para fëmijëve me hartën e Serbisë pa Kosovën

Foto: Tanjug
 

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Serbisë, Miladin Shevarliq, ka deklaruar se ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, në një shkollë fillore të Apatinit ka mbajtur një ligjëratë para nxënësve të fillores dhe atyre ua ka treguar hartën e Serbisë pa Kosovë, përcjell b92.

Shevarliq u ka thënë gazetarëve se për këtë kishte marrë vesh nga mediet e këtij qyteti.