Vazhdon bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë Foto: FSK

Vazhdon bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe Shqipërisë

18 April 2019 15:07

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë pritur në takime të ndara, komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bajram Begaj.

Gjatë takimeve u çmua lart bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy ministrive përkatëse si dhe bashkëpunimi i frytshëm dypalësh ndërmjet të dy forcave të dy vendeve si dhe u theksua nevoja për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën e arsimimit edhe edukimit ushtarak modern.

Image

Vizita e gjeneralit Begaj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, ku një grup prej 25 pjesëtarëve të Kursit të Lartë të Oficerit, duke përfshirë edhe personelin pedagogjik të Departamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore, po zhvillojnë një vizitë mësimore: “Promovimi i vlerave të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë, roli i saj në çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe rëndësia e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së saj”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme