Sot u mbajt takimi i Forumit të Nivelit të Lartë për Koordinimin e donacioneve të jashtme.
Ekrem Mustafa, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, thotë se ky dikaster të cilin drejton ai, i kushton shumë vëmendje çështjes së investimeve nga jashtë, investimeve nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë këtu donacionet.
“Donacionet janë më shumë se një sinjal politik. Donacionet janë mjete të taksapaguesëve të shteteve që ka shfaqur gatishmërinë të ndihmojnë në zhvillimin e shtetit tonë. Në këtë aspekt, përgjegjësia ndaj projekteve që përfitojnë nga donacionet është jo thjeshtë profesionale ngase si e tillë është edhe çështje e ndërgjegjes morale”, ka shkruar Mustafa.
Lexo edhe: Haradinaj, donatorëve të jashtëm: Ka lëshime, por mos e zbehni përkrahjen për Kosovën
Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme aktualisht përfiton në disa segmente.
“Është në zhvillim e sipër projekti i binjakëzimit në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil me partnerët holandez dhe lituanez. Këto dy shtete mike së fundi kanë investuar në Projektin “Mbështetja e Regjistrimit Civile dhe Siguria e Dokumenteve”. Donacioni këtu tejkalon shumën prej 5 milion euro. Me datën 7 Dhjetor të vitit të kaluar, kam nënshkruar një marrëveshje për donacione INL-në dhe ICITAP-in amerikan. Nga kjo marrëveshje kemi përfituar që në start. Janë automjete dhe pajisje të ndryshme të cilat kanë shkuar për të përmirësuar cilësinë e punës nëpër agjencitë që veprojnë nën autoritetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me 18 Mars, pata kënaqësinë të mirëpres Ndihmës Sekretaren Amerikane Madison, ku edhe njëherë u pa përkushtimi amerikan që të shohin Republikën e Kosovës si një partner të fuqishëm në zbatimin e ligjit. Vizita e Ndihmës Sekretares Madison u kurorëzua me donacione disa milionëshe për Agjencinë Kosovare të Forenzikës”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook.