Arbëri

Mungesa e ekspertëve po rrezikon humbjen e mjeteve që BE-ja i ka destinuar për Kosovën

 

Kosova po rrezikon humbjen e miliona eurove të fondit të IPA-së, të Bashkimit Evropian në mungesë të kapaciteteve njerëzore për përpilimin e projekteve.

Për këtë, Komisioni për Integrime Evropiane ka kërkuar nga ministrja Dhurata Hoxha bashkëpunim më të madh me Kuvendin për gjetjen e profesionistëve.