Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konstituohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u konstituua Grupi i Deputetëve të Gjelbër.

Kryesuese e grupit u zgjodh deputetja Mimoza Kusari-Lila, ndërsa zv/kryesuese Sala Berisha-Shala dhe Fatmire Kollçaku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mbledhje, u shpalosën misioni, vizioni, objektivat si dhe qasja dhe metodologjia e punës në Grupin e Deputetëve të Gjelbër.

Po sot, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Tokës, Grupi i Deputetëve të Gjelbër mbolli një fidan në oborrin e Kuvendit. ​