Ambasada amerikane thotë se mohimi i krimeve të luftës ofendon kujtimin për viktimat Foto: Koha

Ambasada amerikane thotë se mohimi i krimeve të luftës ofendon kujtimin për viktimat

15 April 2019 16:15

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka thënë se mohimi i mizorive të luftës në Kosovë ofendon kujtimet për viktimat dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

Në një reagim, kjo ambasadë ka kërkuar nga udhëheqësit e Kosovës nga të gjitha bashkësitë që të përmbahen nga retorika të tilla.

“Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet më tej në njoftim.

Ky reagim i SHBA-së erdhi pak ditë pasi Ivan Todosijeviq u shkarkua nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, pas deklaratave ku masakrën e Reçakut e quajti trillim.

Pas shkarkimit po ashtu ka pasur iniciativë që të dënohet me ligj mohimi i këtyre krimeve.

Ky është njoftimi i plotë i ambasadës së Amerikës në Prishtinë:

Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme