Thaçi thotë se “Kontratat e Hapura” rrisin transparencën në prokurimin publik

Thaçi thotë se “Kontratat e Hapura” rrisin transparencën në prokurimin publik

Besjana Bajrami 12 April 2019 22:05

Komuna e Prishtinës para disa ditëve ka implementuar standardin e të dhënave për kontraktim të hapur.

Drejtoresha e ekzekutive e Open Data Kosovo, Blerta Thaçi, në emisionin “038” të KTV-së ka thënë se “Kontratat e Hapura” kanë për qëllim rritjen e transparencës në prokurimin publik dhe qasjen më të lehtë të qytetarëve në projektet e nënshkruara nga komuna.

Ajo ndër të tjera ka potencuar se në platformë janë vendosur edhe kontrata të viteve të mëhershme me qëllim të mundësimit të hulumtimit nga palët e interesuara.

“Ne si organizatë kemi punuar me të dhënat e prokurimit, kemi punuar me të dhënat e kontratave që janë lehtë të qasshme për qytetarët dhe përditësohen në kohë reale. Ne kemi vendos edhe të dhëna të viteve të kaluara për ata që duan të bëjnë hulumtime dhe t'i krahasojnë të dhënat”, ka thënë ajo.

Ajo tha se bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës ka ardhur pasi këta të fundit kanë paraqitur nevojën që të përcjellët puna pas nënshkrimit të kontratave.

“KRPP është një platformë e prokurimit që përfshinë të gjitha hapat e tenderimit deri te nënshkrimi i kontratës, mirëpo kur kemi kontaktuar me Komunën e Prishtinës, ata kanë shprehur nevojën që të përcjellët puna pas nënshkrimit të kontratave”, ka thënë ajo.

Thaçi thotë se në platformë pasqyrohen të gjitha fazat e kontratës derisa ka potencuar se përveç Prishtinës një platformë e tillë është implementuar edhe në Komunën e Lipjanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme