Arbëri

Vuçiq: Serbët në Kosovë të votojnë, të japin dorëheqje, dhe kështu, gjithmonë

Foto: Tanjug

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka lutur serbët e Kosovës që të mos i lejojnë shqiptarët që, siç ka thënë, gjithsej 0.1 ose 1 për qind e tyre në veri të Kosovës, t’i zgjedhin përfaqësuesit e vet që do t’i përfaqësonin serbët para botës duke paralajmëruar se pas bisedave me liderë botërorë në fund të këtij muaji, Serbia do të dalë me masa të veta, transmeton Koha.net.

Pas bisedimeve me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, e pas shpalljes së zgjedhjeve në veri, ka folur për këto zgjedhje.

Siç njofton tanjug, ai ka thënë se personalisht do të dëshironte që përfaqësuesit e Listës Serbe të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të katër komunave në veri të Kosovës, të fitojnë ata dhe pastaj sërish të japë dorëheqje.

Vuçiq ka thënë se edhe pas marrjes pjesë në zgjedhje, mbeten shumë opsione, ndër të tjera që edhe pas fitore, të jepet dorëheqje.

“E le t’i shpallin sërish zgjedhjet dhe kështu përgjithmonë, të shihet se Serbia ka shumë më shumë përkrahje te populli i vet se sa që i kanë të përkëdhelurit shqiptarë”, ka thënë ndër të tjera ai.