Arbëri

Gonxhe Qaushi kandidate e PDK-së për kryetare në Mitrovicën e Veriut

Gonxhe Qaushi kandidate e PDK-së për kryetare në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar sot se partia që udhëheqë është gati dhe do të kandidojë me kandidatët e saj për kryetarë në katër komunat e veriut të Kosovës.

Veseli ka konfirmuar kandidaturat e PDK-së pas takimit që sot ka pasur në zyrën e tij të partisë me krerët e degëve të PDK-së në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit. Gonxhe Qaushi, do të jetë kandidate për kryetare në Mitrovicën e Veriut. Koha.net merr vesh se ditët e ardhshme do të zyrtarizohen edhe emrat tjerë për komunat tjera.