Arbëri

Avokati i Popullit: Gjyqësori, shkelësi më i madh i të drejtave të qytetarëve

Vitin e kaluar, 562 qytetarë kanë denoncuar gjyqësorin para Avokatit të Popullit. Hetimet kanë nisur nën pretendimin se atyre u është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Ky konstatim është përfshirë në Raportin e Punës për vitin 2018, të këtij institucioni. Para tri ditësh, raporti është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe ditëve apo javëve në vijim pritet të shqyrtohet nëpër komisione. Një kopje të tij e ka siguruar “Koha Ditore”.

Gjithsej, gjatë vitit të kaluar Avokati i Popullit ka pranuar 1.986 ankesa dhe kërkesa. Pos ankesave rreth sistemit gjyqësor, qytetarët kanë ngritur shqetësime edhe rreth së drejtës për punë dhe ushtrim të profesionit, mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, mbrojtjes së pronës, mungesës në qasje të dokumenteve zyrtare, e kështu me radhë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)