Mbi 1500 ankesa kanë bërë qytetarët në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë këtij viti.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sot ka deklaruar se ankesat më të mëdha janë shkaku i zvarritjes së procedurave gjyqësore.
"Gjendja e drejtave të njeriut përgjatë viteve ka progres, por nuk është e mjaftueshme me kërkesat dhe standardet që janë të përcaktuar me kushtetutë. Mungesa e zbatimit të ligjit, llogaridhënies, joefikasiteti i sistemit të drejtësisë. 1514 ankesa të pranuara nga qytetarët, 645 raste janë hapur për trajtim. Ankesat më të shumta janë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore", ka thënë avokati i Popullit, Naim Qelaj në prezantimin e statistikave vjetore.
Qelaj ka bërë të ditur se gjatë vitit kanë bërë mbi 100 rekomandime për autoritetet përgjegjëse, prej tyre 22.9 janë zbatuar.
"Zbatimi i këtyre rekomandimeve kiahte me qenë masë për parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Mbetet në nivel të pakënaqshëm zbatimi i këtyre rekomandimeve", ka thënë ai.
Po ashtu, Qelaj ka thënë se të papunët kanë qenë kategoria për të cilët pak është folur./KSP
-
Avokati i Popullit pranoi mbi 1,600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale
-
Qelaj: Kam pranuar ankesa të qytetarëve në të cilat zvarritjet e procedurave gjyqësore janë me 20 vite
-
Avokati i Popullit: Institucionet e drejtësisë s’po mund të garantojnë gjykim të drejtë
-
Qytetarët u ankuan më së shumti për zvarritje në procedurat gjyqësore, thotë Avokati i Popullit
-
Më 2023, Kuvendi miraton raportin vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021