Arbëri

Sot mot me shi në Kosovë

Foto: Koha

Vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Këto reshje parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë.

Do të ketë rënie të temperaturave maksimale, ku ditën e martë ato nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve, parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.