Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qalaj Simiqit: Sulmet ndaj serbëve po i bëjnë kryesisht serbët

Foto: Koha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është “përplasur” sot me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, në mbledhjen e Komisionit për Komunitete dhe Kthim, raporton “Koha Ditore”.

Qalaj e ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, janë duke raportuar në këtë komision.

Simiq e ka pyetur Qalajn se çfarë janë duke bërë në lidhje me hetimet për “sulmet e shumta ndaj komunitetit serb”. Ai i është referuar shifrës 100, kur ka folur për sulmet ndaj komunitetit serb.

Qalaj e ka kundërshtuar një gjë të tillë. Ka thënë se është gënjeshtër që janë sulmuar 100 objekte fetare ose kulturore serbe. Sipas statistikave që ai i ka lexuar del që shumica e sulmeve në Kosovë janë kundër xhamive.

“Nuk janë të vërteta shifrat që i keni ju nuk e di ku i keni marrë. Në total sulme ndaj objekteve fetare janë 87. Janë 56 objekte myslimane që janë sulmuar, 21 ortodokse, 6 katolike dhe 4 të tjera”, ka thënë Qalaj, përcjell “Koha Ditore”.

Sipas tij jo krejt sulmet ndaj komunitetit serb janë sulme me motiv etnik. Ai ka ironizuar me rastet që cilësohen si sulme etnike.

Edhe Peci: Serbia synon rrënimin e imazhit të Kosovës dhe përçarjen e shqiptarëve Arbëri 1 j. më parë Peci: Serbia synon rrënimin e imazhit të Kosovës dhe përçarjen e shqiptarëve

“Nëse rrahën disa fëmijë gjatë lojës, nuk është sulm etnik por thjesht rrahën mes veti disa fëmijë”, ka thënë ai.

Sipas tij shumica e sulmeve ndaj serbëve janë kryer nga serbët ashtu siç shumica e xhamive janë sulmuar nga qytetarë myslimanë.

“Në shumicën e rasteve kemi zbuluar se kush janë kryerësit, ua dërgojmë statistikat dhe e shihni kush janë”, ka thënë ai.