Arbëri

Kosova synon t’i largojë minat deri më 2024

Foto ilustrim
 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar Ditën ndërkombëtare të Deminimit, me ç’rast u publikua Plani Strategjik i Deminimit për 2019-2024, në mënyrë që të largohen të gjitha minat në territorin e Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, tha se projekti në bashkëpunim me Qendrën e Deminimit në Gjenevë parashikon që deri në vitin 2024 të largohen të gjitha minat në Kosovë.