Arbëri

Osmani thotë se e ka të konfirmuar takimin e fshehtë Thaçi – Vuçiq në Romë

 

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se e ka të konfirmuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar fshehurazi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Romë të Italisë.

Në Interaktiv të KTV-së, Osmani ka thënë se Thaçi ka tentuar vazhdimisht që idenë për ndryshime kufijsh ta shesë kinse se është ide që përkrahet plotësisht në Kosovë. Ajo e ka quajtur këtë ide ruso-serbe me synim destabilizimin e rajonit.