Arbëri

Zhvillohet ushtrimi i përbashkët i njësive speciale të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët taktiko-demonstrues: “WESTERN BALKAN’S FLASH”, të njësive speciale të Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast Mustafa theksoi se ushtrimi i përbashkët taktiko-demonstrues i njësive speciale të Policive të vendeve tona vulosë edhe një herë gatishmërinë për tu përballur me situata të ndryshme të kanosjes eventuale të sigurisë së qytetarëve dhe tregon gatishmërinë e vendeve tona për të bashkëpunuar.