Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një intervistë gazetarit Thomas Roser e që është publikuar në gazetat “Die Presse”, “Stuttgarter Zeitung” dhe “Tageblatt”, ka theksuar edhe njëherë se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore.
Po ashtu, shefi i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por se ky rezultat nuk u arrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne kemi përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por deri tani BE nuk realizoi pjesën e saj. Vendi ynë përshëndet zgjidhjen e konfliktit për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Por, kjo energji mungon në lidhje me çështje të tjera të hapura në rajon”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj./KsP.