Në prill përzgjedhja e ndërtuesit të “Kosova e Re”

Në prill përzgjedhja e ndërtuesit të “Kosova e Re”

26 March 2019 15:15

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë informata në lidhje me çështjen e investimeve të Contour Global për realizimin e projektit të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra, dhe se shumë shpejt do të bëhet përzgjedhja e kompanisë ndërtuese, transmeton ksp.

“Qeveria e Kosovës është duke vazhduar përmbushjen e obligimeve të marra. Sipas marrëveshjes tashmë kemi përmbushur pjesën më te madh të obligimeve. Bashkë me investitorët jemi në fazën e vlerësimit të ofertave për përzgjedhjen e kompanisë... Faza e parë tashmë është përmbyllur dhe në fund të marsit do ta pranojmë një raport të detajuar. Po ashtu brenda muajit prill do të bëhet edhe përzgjedhja e ndërtuesit të Kosova e Re”, tha Lluka në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme