Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se ndihet i zhgënjyer me bashkëluftëtarin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në një intervistë për KosovaPress, Selimi ka thënë se akoma ka mendime të njëjta në disa pika me Haradinajn, por ka shtuar se e ka zhgënjyer me punën si kryeministër.
“Raportet tona prej bashkëluftëtari që janë të ndara me raportet tona politike. Pra, në raportet tona si bashkëluftëtarë puqemi dhe është në rregull, në raportet politike nuk duket që jemi afër. Nuk po din. Unë do të doja që Haradinaj të ishte i suksesshëm edhe kur unë jam opozitë, por kësaj radhe më ka zhgënjyer”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj përjashton koalicionin me Kurtin
-
Rama: Me Albinin s’kam problem, me kryeministrin e Kosovës kam divergjenca botëkuptimore
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Ahmeti – Haradinaj ngushëllon familjen
-
Haradinaj e pranon humbjen, por nuk do koalicion me VV-në, e quan Kurtin mashtrues
-
Haradinaj kundërkandidatëve për kryeministër: Me i bë bashkë, 30% të punës sime s’mund ta bëjnë