Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate dhe deputeti i kësaj partie, Visar Ymeri, ka marrë pjesë të shtunën në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste në Shqipëri, me ç’rast është takuar me dy ministrat nga Kosova, Gent Cakajn dhe Besa Shahini.
“Kënaqësi të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku ishim të ftuar si Parti Socialdemokrate. Me këtë rast, nder i veçantë edhe takimi me dy ministrat nga Kosova në qeverinë shqiptare; Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Gent Cakaj, dhe Ministren e Arsimit, znj. Besa Shahini”.
“I dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punën e vyer dy ministrave nga Kosova, dhe po ashtu angazhim të palodhshëm dhe mbarësi në rrugëtimin politik Partisë Socialiste”, thuhet ndër të tjera në një postim të Ymerit në Facebook.
-
Ndryshime në Qeverinë Rama, Shahini merr timonin e Arsimit e Cakaj të Diplomacisë
-
PSD-ja vlerëson se Kosova e Shqipëria do vazhdojnë bashkëpunimin në shumë fusha
-
Kurtin e vizitojnë kandidatët e “Nisma Shqipëria Bëhet”
-
Kurti takon Scholzin
-
Murati e pyet Ymer Ymerin nëse është i afërt me ndonjë parti politike