Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, teksa mori pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate.
Kurti shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në kongres teksa thotë se takimi me Scholzin ishte i frytshëm.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti në X.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti takon Scholzin: U dëshmuan marrëdhëniet e forta mes Kosovës e Gjermanisë
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti i kërkon Scholzit që ta mbështesë largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Kurti pritet nga Scholzi: Pres me padurim rezultatet nga samiti i Procesi i Berlinit
-
Kurti i thotë Scholzit se shpreson që Gjermania ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE