Arbëri

“New York Times”: Përvoja sfiduese shqiptare e fshehur në Bronx

“New York Times”: Përvoja sfiduese shqiptare e fshehur në Bronx

Në një udhëtim në kuzhinën shqiptare, të përqendruar veçanërisht në atë të veriut, gazeta e njohur amerikane “New York Times”, i kushton një shkrim të posaçëm një prej restoranteve më të njohura në metropolin amerikan “Çka Ka Qëllu”.

“Mënyra e duhur për të shkuar në restorantin shqiptar “Çka Ka Qëllu”, në mos më e drejtpërdrejta, fillon në Arthur Avenue. Mbërrini përpara dyqaneve italiane të peshkut, ende të njohur në Bronx dhe merrni prej aty oktapodin tuaj për darkën. Përtej “Dominick”, kthehuni tek marketi i hapur nga Fiorello La Guardia. Kaloni purot e bëra me dorë dhe bluzat me shprehje të ndryshme të Bronxit. Vazhdoni përtej dyqaneve që shesin djathëra dhe sallame italiane dhe dilni për nga Hughes Avenue. Sapo kthehesh në të djathtë, është një rrotë që duket aq e vjetër sa të mund të ishte e Rumpelstiltskinit, personazhit të famshëm të përrallave të vëllezërve Grim dhe pranë saj, një tjetër derë. Hapeni atë dhe futuni brenda”, shkruan ”New York Times”, transmeton atsh.