Hoti: Shpërdorimet e sotme të PAN-it po i mbulojnë ato të djeshmet Foto: Driton Paçarada

Hoti: Shpërdorimet e sotme të PAN-it po i mbulojnë ato të djeshmet

20 March 2019 14:04

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se shpërdorimet nga koalicioni PAN nuk po mund t’i përcjellin dhe demaskojnë as mediat dhe as OJQ-të, për shkak se, sipas tij, shpërdorimet e sotme po i mballojnë ato të djeshmet.

“Kjo mendësi politike po e thellon krizën dhe po e humb besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë. Është në përgjegjësinë tonë, si parti opozitare, të mos lejojmë që këto shpërdorime të pushtetarëve të sotëm të harrohen dhe anashkalohen”, shkruan Hoti në Facebook.

Sipas tij, aktorët e këtyre shpërdorimeve duhet të marrin përgjegjësinë ligjore dhe politike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme