Arbëri

Moti sot në Kosovë

Në Kosovë sot do të mbretërojë mot me diell e vranësira të pjesshme, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë pjesën më të madhe të Gadishullit të Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme dhe me tendencë të rritjes së vlerave aktuale. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

IHMK-ja shton se vranësirat më të theksuara paraqiten në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore, por nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.