Arbëri

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur 61.2 për qind

Descriptive Text

Janë dashur tre muaj që taksa ndaj mallrave të Serbisë e vendosur nga Qeveria e Kosovës të ketë ndikim në Shqipëri.

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur në masën 61.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan sot “Koha Ditore”. Rritje ka shënuar edhe periudha dymujore e këtij viti, ku eksportet drejt Kosovës janë rritur në masën 18.7 për qind.

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) përmes një publikimi ka bërë të ditur se në muajin shkurt 2019, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurt 2018 janë: Kosova (61,2 %), Gjermania (7,2 %), dhe Greqia (2,3 %).

Në muajin shkurt të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej rreth 15.7 milionë euro, nga 9.75 milionë euro që kishte eksportuar në të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,1 %), Spanja (-22,9 %), dhe SHBA (-16,1 %).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)