Ministri i Zhvillimit Ekonomik e ka paralajmëruar Bordin e Telekomit që do ta shkarkojë nëse vazhdohet gjendja e njëjtë e instalimit të nepotizmit.
Burime të KTV-së kanë thënë se ministri Valdrin Lluka është duke mbledhur fakte që kur të propozojë vendimin te qeveria, ai t’i miratohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë qëndrim ia ka bërë me dije edhe vetë Bordit që është arsyetuar se punësimet kanë ardhur nga menaxhmenti i Telekomit.
Në prag të përgatitjes për privatizim të Telekomit, partitë në pushtet, me theks të veçantë AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj po i dërgojnë në masë militantët partiakë për t’i punësuar.