Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se deklaratat e Kosovës për përzierjen e Serbisë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanboviq, është keqpërdorim politik dhe se hetimet në Serbi kanë treguar se fajtorët për vrasje dhe urdhërdhënësit e saj nuk duhet kërkuar në mesin e serbëve, transmeton Koha.net.
Stefanoviq për Radio-televizionin e Serbisë ka theksuar se as pas 14 muaj pas vrasjes së Ivanoviqit “nuk ka kurrfarë hetimesh serioze” në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E gjitha që është bërë nga Agjencia e Sigurisë informative (BIA- Bezbednosno-informativna agencija), MPB e Serbisë dhe Prokuroria tregon se fajtorët dhe urdhërdhënësit për vrasjen e Ivanoviqit nuk duhet kërkuar në mesin e serbëve”, ka thënë Stefanoviq. Ai ka shtuar se është e qartë se “është e qartë se autoritetet në Kosovë janë frikësuar nga Gjykata Speciale” e cila, ka thënë ai, duhet t’i gjykojë krimet ndaj serbëve.
Stefanoviq ka shtuar se “imperativi i Prishtinës është t’i fshehë vrasësit dhe urdhëruesit”.