Arbëri

Veseli thotë se marrëdhëniet e mira Kosovë-Japoni do të thellohen, vitin e ardhshëm në Prishtinë nis punën edhe ambasada japoneze

Veseli thotë se marrëdhëniet e mira Kosovë-Japoni do të thellohen, vitin e ardhshëm në Prishtinë nis punën edhe ambasada japoneze
 

“Në traditën e popullit tim, ekziston një shprehje e vjetër, por gjithmonë aktuale: miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe ishin pikërisht ditët më të vështira për popullin tonë, ku ai ndjeu dorën e solidaritetit japonez, shpirtgjërësinë e tij, humanizmin e tij”. Kështu tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tokio të Japonisë, ku ishin të pranishëm mbi 200 pjesëmarrës, zyrtarë të lartë shtetit japonez, përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Tokio si dhe artistë.

Para të pranishmëve, Veseli tha se muajin që shkoi Kosova festoi 11 vjetorin e pavarësisë dhe sipas tij, të njëjtën moshë kanë edhe marrëdhëniet e saj me Japoninë, ngase Japonia ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.