Arbëri

15 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit, nuk ka të vdekur

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Për herë të parë pas 244 ditëve nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri brenda një 24-orëshi. 

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka hbërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 2691 mostra dhe 15 kanë rezultuar pozitive.

Ndërsa janë shëruar 71 qytetarë në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.244 raste pozitive me koronavirus, 2447 kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa janë shëruar 128.978. Janë 819 raste aktive.