Arbëri

Deputeti i AAK-së aksidenton veturën e Telekomit

 

Një shëtitje në malet e Dukagjinit e deputetit të AAK-së Bekë Berisha, do t’i kushtojë Telekomit të Kosovës afërsisht 9 mijë euro.

Kjo pasi ai dyshohet se u aksidentua me veturën e Telekomit, të cilën, që nga marsi i 2018-s, e ka vozitur bashkëshortja e tij, Besa Shatri-Berisha, e cila është kryesuese e Bordit të Telekomit, raporton KTV.