Në Bruksel presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit ai u shpreh optimist edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq vizitoi sot Brukselin dhe selinë qendrore të Aleancës Veriatlantike në kryeqytetin europian. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Gjukanoviq u shpreh para mediave se përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmueshme në zgjidhjen e problemeve të tjera në rajon. E kam fjalën për marrëdhëniet, siç tha ai "në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, transmeton DW.
"Si fqinj i përgjegjshëm dhe shumë i interesuar, punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë Gjukanoviq. "Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon së bashku me BE-në të kontribuojë në atë që është opcioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor", ka shtuar ai.
-
Gjukanoviq: Mali i Zi i gatshëm të ndajë përvojat me Kosovën për rrugën euroatlantike
-
Stoltenberg: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga tensionet
-
Në Bruksel të mërkurën takohen edhe Stoltenbergu me Vuçiqin, temë Kosova
-
Shefi i NATO-s i gatshëm të takohet me Vuçiqin: Jemi të shqetësuar për tensionet në Kosovë
-
Stoltenberg dhe Milatoviq i kërkojnë Kosovës e Serbisë të përmbahen nga veprimet e njëanshme