Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëfimi i Rexhep Gjergjit që bashkë me aktivistë të tjerë të LDK-së varrosën trupat e familjes Jashari

21 vjet më parë erdhi në Prekaz për të parë atë që kishte ndodhur më 5 mars të ‘98-s.

Sulmet e forcave serbe ndaj familjes Jashari dhe rënia heroike e tyre, bëri që Rexhep Gjergji të alarmojë edhe komunitetin ndërkombëtar për atë që ndodhi në Prekaz, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjergji, bashkë me aktivistë të tjerë të LDK-së, tregon për ngjarjet e marsit të atij viti.

Ai kujton 10 marsin e ‘98-s, kur pa trupat e anëtarëve të familjes Jashari të vendosur në këtë objekt të Skenderajt.

Bashkë me aktivistë të tjerë, Gjergji thotë se organizuan varrosjen e trupave e anëtarëve të familjes Jashari.

Ai thotë se hasën në rezistencë dhe vështirësi nga forcat serbe.

E, heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij Rexhep Gjergji e quan biblik.