Ish-deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, i cili la Fatmir Mediun duke kaluar te LSI ka dorëzuar dje formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Një hap të ngjashëm kanë ndjekur edhe Aurora Mara, kandidate po e LSI-së në Qarkun e Dibrës, si dhe Enver Roshi, kandidat i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, duke shprehur kështu vullnetin për pranimin e mandatit.
Tri kandidatët e LSI-së pritet të marrin mandatet e lëna nga ish-deputetët LSI-së në Qarkun e Tiranës, Dibrës dhe Elbasanit, pas vendimit ekstrem politik të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë.
Plotësimi i formularit të dekriminalizimit, me vetëdeklarim, është hapi paraprak përpara se KQZ-ja të dorëzojë mandatin te një kandidat për deputet.
Në lidhje me këtë çështje, Ylli Shehu u shpreh: “Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës”/G.SH.
-
Një tjetër kandidate e LSI-së për deputete në vend të mandateve të “djegura”
-
LSI-së i firon një tjetër kandidat, kërkon mandatin në KQZ
-
Edhe dy kandidatë të tjerë të opozitës pranojnë mandatet për Kuvendin e Shqipërisë
-
Vazhdon “tradhtia” te PD e LSI, 4 kandidatë të tjerë kërkojnë mandatin e deputetit
-
Parti të reja regjistrohen në Shqipëri për të krijuar opozitën e re