Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ende s’dihet ku shkuan saktë 500 mijë eurot për 11 vjetorin e Pavarësisë

Përveçqë nuk dihet sa i ka kushtuar qeverisë shënimi i 11-vjetorit të pavarësisë, fondi gjysmë-milionësh i ndarë për këtë qëllim, nuk po gjendet.

Deputeti Korab Sejdiu, më 20 shkurt i kishte nisur një kërkesë Ministrisë së Financave për të ditur se si janë shpenzuar fondet, por Ministri Bedri Hamza i kishte thënë Sejdiut të drejtohet në Ministrinë e Kulturës, raporton KTV.

Kjo pasi, sipas përgjigjes së Hamzës, MKRS-së i janë vënë në dispozicion mjetet dhe ka qenë përgjegjëse për shpenzimin e tyre.

Sejdiu, sipas udhëzimit, i është drejtuar Ministrisë së Kulturës, por kjo e fundit ka befasuar me përgjigje.

Mjetet e dedikuara për këtë qëllim, sipas përgjigjes së sekretarit Veton Firzi, nuk i kanë mbërritur asnjëherë ministrisë.

Edhe Opozita nuk mund ta hedhë në votim rezolutën për shpenzimet pa kritere të Qeverisë Arbëri Opozita nuk mund ta hedhë në votim rezolutën për shpenzimet pa kritere të Qeverisë

Rrjedhimisht, MKRS-ja, deri më tani, nuk ka bërë asnjë pagesë për shpenzimet në shënimin e 11-vjetorit.

Në këtë situatë, deputeti Sejdiu ka ironizuar duke shkruar se "Me gjasë, festa paska qenë GRATIS".

Por, tashmë dihet se nuk ka qenë kështu.

KTV raportoi javën e kaluar për shpenzimet e fryra të planifikuara për këtë ngjarje dhe mospërputhjen mes planifikimeve dhe aktiviteteve të zhvilluara.

Edhe Nagavci: Qeveria ka abuzuar me shumën e ndarë për 11-vjetorin e Pavarësisë Arbëri Nagavci: Qeveria ka abuzuar me shumën e ndarë për 11-vjetorin e Pavarësisë

Përfaqësues të kompanisë “Dizarium” i kishin mohuar numrat e paraqitur në planifikimet e bëra, derisa shtuan se ka një faturë finale për shpenzimet e 11-vjetorit.

E, derisa të dalë fatura finale, zyrtarisht, shpenzimet për 11-vjetorin do të variojnë ndërmjet ‘GRATIS’ e ‘gjysmë milioni euro’.