Arbëri

Rreth 100 persona të sëmurë rëndë nga gripi sezonal janë trajtuar për tre muaj

Rreth 100 persona të sëmurë rëndë nga gripi sezonal janë trajtuar për tre muaj
 

Rreth 100 persona të sëmurë në formë të rëndë klinike janë trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK prej gripit sezonal, prej janarit të vitit 2018 e deri më sot. Përveç prekjes nga gripi sezonal, këta pacientë kanë pasur edhe ndërlikime respiratore (kronike).

Këtë e ka bërë të ditur të enjten për gazetën “Koha Ditore” drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani.