Arbëri

Blerim Reka, kandidat i pavarur për president të Maqedonisë Veriore

​Prof. Dr. Blerim Reka, në zgjedhjet e radhës presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të jetë kandidat për president të këtij vendi.

KosovaPress mëson se Reka do të kandidojë si i pavarur, por që do të përkrahet nga opozita shqiptare.

Blerim Reka vite më parë ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, ai është profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Prishtinës.

Ende nuk bëhet e ditur se cilat parti të tjera do të përkrahin kandidaturën e Rekës për president.

Ai ditë më parë ka thënë se shqiptari vështirë i fiton votat për president, ndërkohë, sipas tij, maqedonasi vështirë bëhet President pa votat e shqiptarëve.

“Shqiptari vështirë i fiton votat për president. Maqedonasi vështirë bëhet president pa fituar votat shqiptare. Zgjidhja? Vice-President Shqiptar; apo zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi?”, ka thënë Reka, raporton KosovaPress.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 21 prill.