Për një muaj, anëtari i Bordit punësoi 4 fëmijët e tij në Telekom

27 February 2019 19:15

Qershori i vitit të kaluar ka rezultuar të jetë muaji fatlum për familjen e Osman Ejupit.

Brenda pak ditësh, të gjithë fëmijët e tij arritën të punësohen në njërën nga ndërmarrjet publike të Kosovës, ku babai i tyre është hiç më pak se njëri nga drejtorët e Bordit të Telekomit.

Osman Ejupi u përzgjodh të jetë anëtar i Bordit të Telekomit më 29 mars të 2018-s, në një bord që u cilësua politik, raporton KTV.

Pak muaj më vonë, të katër fëmijët e tij iu bashkuan Telekomit.

E para që u punësua ishte Artina Ejupi-Tolaj, e cila mori kontratën më 18 qershor të 2018-s.

Një javë me vonë, në Telekom, Artinës iu bashkuan edhe motra dhe vëllezërit e saj.

Më 25 qershor, kontratat i morën edhe Arxhina Ejupi-Islami, Ardian e Armend Ejupi.

Që të gjithë janë të punësuar si agjentë të shitjes, rroga e të cilëve sillet rreth 800 euro.

Kohavisioni ka provuar të vë kontakt edhe me Osman Ejupin, për ta pyetur rreth punësimeve apo nëse ka përdorur autoritetin e tij për t’i punësuar fëmijët.

“ Ju lutem, më kontaktoni pas gjysmë ore, sepse jam duke vozitur”, ka thënë ai.

Por, pas kësaj telefonate, Ejupi nuk e ka hapur më telefonin.

Kohavisioni ka dërguar pyetje edhe te menaxhmenti i Telekomit të Kosovës për të marrë qëndrimin zyrtar të tyre për punësimin e fëmijëve të Osman Ejupit, anëtar i Bordit të Telekomit, por të njëjtit nuk kanë kthyer fare përgjigje.

Emri i Osman Ejupit figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve. Pak ditë para së të emërohej anëtar i Bordit të Telekomit, më 14 mars të 2018-s, kishte hapur një institucion parashkollor dhe personi i autorizuar është vajza e tij, Arxhina Ejupi-Islami.

Edhe aksionari kryesor i Telekomit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, është në dijeni për punësimet e tilla.

Vetë ministri Valdrin Lluka ka thënë në KTV-në se numri i të punësuarve, që nga qershori i 2018 në Telekom, është rritur për 200 persona.

Madje, sipas tij, arsyetimi që i ka ardhur nga Telekomi është se këto punësime janë bërë në emër të marrjes në duar të shitjes së shërbimeve të Valës.

Osman Ejupi, për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Bordit të autoritetit kosovar të konkurrencës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Besart Ademi28/02/2019 15:08

tmer ky imbecil koka i smut në kry njeri pa karakter pa mare poashtu edhe fëmit e ti imbecili qysh munen mu ballafaqu para kolegve me ket veprim mare ju koft e hajrin mos ja u pafshin

Hajriz28/02/2019 13:44

Këta banditë do ta shkatrrojnë shtetin ende pa u konsolidue.

Agron28/02/2019 15:11

Ky i paska punesuar femijet e vet, nuk eshte dukuri e mire. Por çfare t'ju bejme ketyre te Medhenjeve (me M te madhe si M e m...) me biografi kriminale prej 1999 e deri me tani neper gjyqe e gjykata vendore e nderkombetare, qe shetiten me xhipa me nga 5-6 truproje si ne Wild West, dhe i punsojne neper ministri, ne parlament, etj. Ata nuk guxon kush as me i thirre ne telefon; te paprekshem, mbi ligjin. , ...

Ekrem28/02/2019 14:04

Përshëndetje,shtrohet pyetja a osht normal ky njeri,a jemi ne qytetarèt njerz normal,a kemi shtet,a kemi Qeveri ? Definitivisht ky njeri nuk duhet t’jetè normal,ky imbecil;ne qytetarèt e mjerè nuk jemi asgjè mè shumè sesa spektatorèt e njè ngjarje katastrofale;shteti,po cili shtet;ky shtet qè ua mundson ktyre kriminelève tè llojit té kètij imbecili té realizojnè apetitet e tyre tè pafundme;Qeveria,cila Qeveri,kjo Qeveri e çobanève qè s’la zi e mè zi pa bèrè prej ditès qè u krijua. Merreni me mend njeriu i punèson 4 fèmijè tè tij mè njè organizatè shtetrore sikur tè ishte organizata e babès sè tij;derisa qindra e mija njerèz tè tjerè sorollaten rrugève me diploma e mastera nèpèr duar tè pashpresè se njè ditè do t’mund tè punèsohen pikèrisht pèr shkak tè rasteve si ky i kètij imbecilit dhe 4 fèmijève tè tij. Njerz,mendoj qè rasti si ky i kètij imbecilit meriton ndèshkim publik dhe reagim dinjitoz tè atyre qè sot padrejtsisht bredhin rrugève derisa imbecilèt shfrytèzojnè nepotizmin pèr t’i rahatuar tè afèrmit e tyre. Tmerr,tmerr.tmerr!!!

Shto koment

Të ngjashme