Arbëri

Banka Botërore mbështet MAP-in në reformat e administratës publike

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti në zyrën e tij delegacionin me përfaqësues të Bankës Botërore të udhëhequr nga Diego Martin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë takim ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Gjatë këtij takimi temë bosht ishte diskutimi për pakon ligjore të reformës së administratës publike dhe përkrahja e Ministrisë së Administratës Publike në legjislacionin sekondar.

Gjithashtu ata biseduan për fushat specifike si; menaxhimi i burimeve njerëzore dhe ngritja e kapaciteteve të tyre.

Me këtë rast, Yagcilar, e njoftoi delegacionin me reformat shtetërore të Republikës së Kosovës, gjithashtu e vlerësoi lartë duke kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan, se në kuadër të agjendës së tyre zhvillimore si fushë specifike, do të trajtohet edhe reforma e administratës publike. Në këtë kontekst ata e vlerësuan lartë bashkëpunimin me ministrin dhe konfirmuan përkrahjen e Bankës Botërore për Ministrinë e Administratës Publike.