Arbëri

Dy versionet e liderëve për brezin e kufirit me Serbinë

Foto: Koha
Foto ilustrim
 

Dy versione për gjatësinë e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë kanë dhënë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Në shpërputhje janë për 49 kilometra.

Derisa për presidentin gjatësia e kufirit me shtetin serb është 430 kilometra, për kryeministrin nuk është më shumë se 381 kilometra. Ka edhe dokumente tjera qeveritare, ku Kosovës i përshkruhen kilometra ndryshe në raport me fqinjin verior, shkruan sot Koha Ditore.