Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka emëruar Dijana Zhiviqin, ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.
“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Koha.net.
Ky emërim erdhi pas shkarkimit të Nenad Rikalos.
Jo zyrtarisht, Danasi raporton se Zhiviq, është nga Partia e Pavarur Liberale në krye me Slobodan Petroviq.
Kujtojmë se PSD-ja ishte partia që i vuri kusht kryeministrit shkarkimin e Rikalos, që ta votojë buxhetin e vitit 2019.
-
Ziviq ministrja e dytë grua në Qeverinë Haradinaj, Beogradi “i fyer pse ajo s’është e Listës Serbe”
-
SLS-ja e Petroviqit mbron ministren Zhiviq, Lista Serbe i shkon Vuçiqit në Beograd
-
Haradinaj ka bërë ministre “serben private”, Serbia këtë s’do ta pranojë, thotë Vuçiqi
-
Mustafa pranoi detyrën e ministrit të Bujqësisë
-
Zhiviq s’i përgjigjet, Vetëvendosje kërkon sqarime nga Haradinaj për keqpërdorimet në Ministrinë e Bujqësisë