Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa pranoi detyrën e ministrit të Bujqësisë

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot pranoi detyrën e re nga ministrja e deritashme, Dijana Zhiviq.

Me këtë rast, ish ministrja Zhiviq e ka njoftuar me punën e bërë deri më tani, duke i uruar atij suksese në angazhimin e tij në këtë ministri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, ministri i ri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, premtoi se në vazhdimësi do të angazhohet në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë, që sipas tij është njëri ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, si dhe një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.

“Sot edhe zyrtarisht kam pranuar detyrën për të udhëhequr me njërin ndër dikasterët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ne do ta trajtojmë si të tillë. Do të eksplorojmë të gjitha mundësitë ligjore, administrative dhe financiare që të fillojmë zbatimin e programit bashkë-qeverisës që të jetësojmë të gjitha premtimet që i kemi dhënë qytetarëve të Kosovës për zhvillimin e këtij sektori”, ka thënë ministri Mustafa, njofton kumtesa zyrtare nga kjo ministri.

Ai gjithashtu ka theksuar misioni i tij, duke u nisur edhe nga përvoja e tij e mëparshme në sektorin privat, është përkrahja e fermerëve dhe prodhuesve vendorë.