Arbëri

INSTAT: Taksa ndaj Serbisë nuk i ka rritur eksportet e Shqipërisë në Kosovë

INSTAT: Taksa ndaj Serbisë nuk i ka rritur eksportet e Shqipërisë në Kosovë
Foto: Ilustrim
 

Vendosja e taksës për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës nga ana e Qeverisë së Kosovës që nga 21 nëntori i vitit të kaluar ka shtuar pritjet që eksportet shqiptare drejt Kosovës të rriten ndjeshëm. Por faktet flasin ndryshe, ndërkohë që deklaratat e zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës lidhur me rritjen e eksporteve të Shqipërisë në Kosovë kanë rezultuar të jenë veçse propagandë.

Të dhënat e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) tregojnë se vendet me të cilat eksportet e Shqipërisë kanë pasur uljen më të madhe për muajin janë Kosova, Italia dhe Spanja, shkruan Koha Ditore.