Kosova mbron fëmijët me rregullore, në mungesë të Ligjit Foto: Koha / ilustrim

Kosova mbron fëmijët me rregullore, në mungesë të Ligjit

21 February 2019 09:54

Kosova vazhdon të mos ketë Ligj për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Projektligji për mbrojtjen e fëmijëve, nga aspekti profesional, sipas zyrtarëve qeveritar, është përfunduar dhe janë kryer të gjitha procedurat, por pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Në mungesë të ligjit përkatës, organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, thonë se është parë e nevojshme që të bëhen disa rregullore nëpër komunat e Kosovës, dhe të nisë zbatimi i tyre, meqë Ligji për fëmijët pritet të aprovohet së shpejti.

Ato thonë se nëse bëhet një vlerësim apo pikëzim prej 0 deri në 1, që paraqesin minimum dhe maksimumin, përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për t’i mbrojtur këta fëmijë, është 0.1 për qind.

Klevis Vaqari nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), i tha Radios Evropa e Lirë se rregulloret komunale për të drejtat e fëmijëve, të cilat janë aprovuar tashmë në 7 komuna të Kosovës, përfaqësojnë vizionin e këtyre komunave për të qenë komuna mike për fëmijë, në kuptimin e garantimit të të drejtave dhe mbrojtjes së tyre.

Kjo për shkak se çështja e fëmijëve dhe të drejtave të tyre prej vitesh ka qenë e paadresuar dhe kaotike.

“Ndërkohë që me rregullore të aprovuara, komunat kanë ndërmarrë një zotim që të gjitha institucionet komunale dhe profesionistët me mandat për mbrojtje të fëmijëve, të koordinohen dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet për ofrim të shërbimeve për këta fëmijë”.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme