Arbëri

Inspektorati Policor paralajmëron se ka edhe persona të tjerë të inkriminuar për rastin në Drenas

 

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka dalë edhe një herë para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, por kjo mund të jetë hera e fundit.

Çështja e parë që kanë diskutuar ka qenë rasti i Drenasit, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor, për çka Kelmendi, në prani të medieve, ka dhënë informata që dihen në publik, raporton KTV.