Arbëri

SPERTK i shpreh shqetësimin OSBE-së për përfshirjen e RTK-së në Ligjin e pagave

SPERTK i shpreh shqetësimin OSBE-së për përfshirjen e RTK-së në Ligjin e pagave
 

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, në vazhdën e aktiviteteve për ta kundërshtuar përfshirjen e RTK-së në Ligjin për paga, sot ka takuar z. Senad Shaboviq, shef i Zyrës për çështje politike dhe komunikim në Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Arlinda Lahun, zyrtare nacionale e programit në sektorin e mediave në Departamentin për Demokratizim.

SPERTK shprehu shqetësimin para përfaqësuesve të OSBE-së për përfshirjen e RTK-së në Ligjin për pagat, ku e konsideron të papranueshëm vendimin e Kuvendit të Kosovës të datës 2 shkurt.