Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka kërkuar mbylljen për media të raportimit të saj para Komisionit për Punë të Brendshme.
Një gjë të tillë ajo e kërkoi teksa pritej të përgjigjej për rastin e Drenasit, ku u raportua për një përdhunim të një të miture nga një mësimdhënës e një polic, me arsyetimin se, siç ka thënë ajo, ‘mund të lëndohen hetimet’, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetët kanë qenë të ndarë lidhur me mbylljen e mbledhjes së Komisionit për media, megjithatë, dhe kanë vendosur që ta ndajnë në dy pjesë, pjesa e parë e hapur e më pas do të mbyllet.