VV gjen mangësi në platformën e dialogut

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 16 February 2019 19:11

Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë vërejtjet e para për përmbajtjen e platformës për dialogun që të premten u dorëzua në Kuvend nga ekipi negociator.

Deputeti Rexhep Selimi i ka thënë KTV-së se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, që përmban edhe krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, me platformën aktuale është amnistuar.

Gjithashtu, Selimi ka thënë se krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, nuk janë trajtuar seriozisht.

Partia e tij, për platformën do t’i japë vërejtjet e tjera edhe në Kuvendin e Kosovës, ku pritet që ajo të sillet për diskutim.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim për përmbajtjen e platformës edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por të njëjtit, nuk kanë qenë të gatshëm ta bëjnë një gjë tillë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme