Arbëri

Vala filloi aplikimin pjesërisht të prefiksit +383

Ndonëse me një muaj vonesë, që nga sot, operatori Vala ka filluar të aplikojë pjesërisht prefiksin e ri të Kosovës +383, raporton KTV.

Por, thirrjet me prefiksin +377 kanë vazhduar të realizohen edhe gjatë së enjtes, me gjithë paralajmërimin e kompanisë se këto thirrje nuk do të jenë më të mundura.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Arsim Bilalli, ka thënë se thirrjet ende mund të realizohen, për shkak se kjo është fazë testuese, e cila do të zgjasë deri në mesnatë.

Ai ka shtuar se gjatë kohës së tranzicionit nga një prefiks në tjetrin, mund të ketë vështirësi në komunikim, duke shtuar.

Ndërsa, operatori tjetër, IPKO ende nuk ka arritur që ta bëjë krejtësisht kalimin nga prefiksi slloven +386.

Në një përgjigje me shkrim, zyrtarja për media e kësaj kompanie, Edona Zogu, ka thënë se vetëm thirrjet ndërkombëtare pranohen me dy hyrje, atë të vjetrën dhe me prefiksin e ri të Kosovës.

E, për këto vonesa, këta operatorë janë gjobitur me nga 10 mijë euro nga autoriteti rregullativ i komunikimeve elektronike dhe postare.

Alokimi i kodit +383 për Kosovën, ishte arritur tek 8 vjet pas pavarësisë, pasi për këtë, marrëveshje ishte arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.